Vrasja e Marigona Osmanit, Apeli kthen në rigjykim çështjen e Krivaçës dhe Sejdiut

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasjen e Marigona Osmanit.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit ka gjetur se shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi I dhe II i aktgjykimit të ankimuar është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore të cilët formojnë elementet e veprave penale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, për arsye se dispozita ligjore nga nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 i KPRK, për të akuzuarin e parë i referohet privimit nga jeta të personit tjetër në mënyrë mizore apo dinake dhe jo për motive xhelozie, ndërsa përkitazi me pikën 1.4 të nenit 173 të KPRK, kolegji gjykues i shkallës së dytë ka theksuar se një rrethanë e tillë duhet të vërtetohet nga ekspertet e fushës përkatëse, e që në rastin konkret nuk është bërë nga ana e gjykatës së shkallës së parë”.”, thuhet në njoftim.

“Sa i përket të akuzuarit të dytë A.S, gjykata e apelit ka vlerësuar se, në raport me veprën penale nuk janë dhënë arsye të qarta dhe konkrete nëse veprimet e të akuzuari janë në pajtueshmëri me tiparet e veprës penale për të cilën i njëjti është shpallur fajtor. Mbi bazën e të lartcekurave kolegji i shkallës së dytë, ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale, aktgjykimi i atakuar përmban shkelje esenciale nga dispozitat e procedurës penale, pasi që mungojnë arsyet për faktet vendimtare të cilat janë thelbësore për vërtetimin e përgjegjësisë penale të akuzuarve, për çka gjykata e shkallë së dytë ka dhënë udhëzimet konkretet të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit, nga gjykata e shkallës se parë”.”, thuhet tutje në vendim.

Marigona Osmani u vra me 22 gusht të vitit 2021  ishte 18 në banesën, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.  Pas dhunës fizike që kishte ushtruar mbi Osmanin Krivaqa  sëbashku me Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar nga aty.

Ky rasti ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke u kërkuar dënim meritor për ta.

Themelorja në Ferizaj më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje./21Media

Back to top button