Vrasja e ushtarëve amerikanë dhe përkthyesit nga ISIS, Trump: Do të hakmerremi

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri gjatë një prite nga një person i armatosur i Shtetit Islamik, njoftoi ushtria amerikane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas sulmit duke thënë se do të hakmerren.
“Ne do të hakmerremi”, theksoi presidenti amerikan në një postim, ndërsa duke iu referuar gjendjes së të plagosurve, ai tha se “ata janë mirë”.