Vrasja në Prizren, kryeprokurori jep detaje

(Lajm i përditësuar )
Mospagesa e faturës së shërbimeve është bërë mollë sherri, për vrasjen që ndodhi sot në Prizren. Kështu tha kryeprokurori Admir Shala.
“Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit rruga Prizren-Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetasë të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”.
13:00- Vrasja në Prizren, mbyllet lokali “Kobra City” ku filloi përleshja
Lokali i natës “Kobra City” në Prizren, ku ndodhi një përleshje në orët e hershme të mëngjesit e që përfundoi me vrasje, është mbyllur përkohësisht nga Drejtoria e Inspektoratit në këtë komunë.
Lajmin për portalin rtv21.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Është bastis lokali dhe disa shtëpi… Deri me tani janë gjetur vetëm tre gëzhoja”, tha Bytyqi
Ndërkohë ai tregoi se sa i përket pronarit të lokalit dhe pesë të dyshuarve të tjerë të cilët janë shoqëruar në polici, ende nuk është marrë ndonjë vendim.
“Nuk është marr vendimi, por sigurisht që së shpejti do të merret vendimi nga prokurori për 6 të dyshuarit.”, tha Bytyqi.
10: 15- Vrasja në Prizren, shoqërohet në polici Dibran Hoxhaj
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj është shoqëruar në polici, pas përleshjes që ndodhi në këtë lokal ku si pasojë u vra një person.
“Pronari lokalit për momentin është në Stacionin Policor”, tha për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi
09: 10- Policia e Kosovës jep detaje rreth përleshjes në Prizren ku vdiq një person dhe u plagos një tjetër
Lidhur me përleshjen që ndodhi në  një lokal nate në Prizren ku si pasojë  e saj vdiq një person  dhe u plagos një tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, për portalin rtv21.tv tha se fillimisht policia e Prizrenit është njoftuar sot (03. 01. 2023),  rreth orës 04:10.
“Policia ka dal në vendngjarje dhe është marr me rastin. Me vonë nga autoritet e Policisë së Shqipërisë jemi njoftuar se :”rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjeç, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet proceduriale për llogari të Policisë së Kosovës. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar dhe në momentin që këta shtetas po largoheshin me automjet dyshohet se shtetasi D.H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.” Menjëherë pas këtij informacioni në rast është kyq edhe Sektori rajonal I hetimeve të Prizrenit. Policia pra po merret me rastin, deri me tani jane duke u intervistuar disa dëshmitar.”, bëri të ditur Bytyqi.
08: 20 – Përleshje në një lokal nate në Prizren, një i vdekur dhe një i plagosur
Një 31 vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e një konflikti në një lokal nate në Prizren.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se konflikti i nisur fillimisht në lokal ka vijuar në rrugë ku viktima së bashku me dy miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjeç, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”,, thuhet në raportin policisë së shtetit.
Po ashtu bëhet ditur se në lidhje me ngjarjen nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.
“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre,” njoftoi policia.
Lidhur me rastin portali rtv21.tv ka kontakuar edhe policinë në Prizren dhe është në pritje të përgjigjes./21Media

Back to top button