Vrasja në Vushtrri, kryetari i Komunës i shpreh ngushëllime familjes Zymeri

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vushtrri, mbrëmjen e së dielës.

Për këtë rast ka reaguar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili njëherësh i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Sonte, qyteti ynë është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 19-vjeçar humbi jetën tragjikisht. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes Zymeri, bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e djalit të tyre”-shkruhet në reagim.

Duke falënderuar organet e rendit për arrestimin e të dyshuarit, ai ka kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejt.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person të dielën nga Policia e Kosovës, mosha e të cilit është 19 vjeç.

Të njëjtit nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja, nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Ndërkaq në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”. /21Media

Policia lëshon njoftim për vrasjen mbrëmë në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri

Back to top button