Vrasje e dyfishtë në Greqi, një prej viktimave është shqiptar

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një kamping në zonën e Messenia, Greqi.
Siç raportohet nga media greke protothema.gr, pronari i kampingut, shtetas grek dhe miku i tij, kujdestar i kampingut, me origjinë shqiptare humbën jetën.
Pronari i kampingut, rreth 70 vjeç u gjet i vdekur jashtë kampingut.
Pak më larg, në të njëjtën zonë, kujdestari i kampingut, u gjet gjithashtu i vdekur.
Policia greke ndodhet në vendngjarje, ndërsa autori është arratisur. /vizionplus.tv