Vrasje e dyfishtë në Kumanovë

Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij, shkruan TV21. Nga MPB për TV21 thonë se është plagosur edhe një person, i cili është dërguar në spital.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB për TV21.

Back to top button