Vrasje e rëndë, shkak një mosmarrëveshje në trafik

Një person ka humbur jetë si pasojë e plagëve të marra me thikë pas njëmosmarrëveshjeje në trafik.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në Podujevë.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./21Media

Back to top button