Vrasje me armë zjarri, vdiq 29-vjeçari
Një 29-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tiranë pak pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur rrugën “Irfan Tomini”, ku 29-vjeçar J. D. (M) është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.
“Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç”, ka njoftuar policia.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M). dhe persona të tjerë në vendngjarje, shkruan Oranews.
Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?