Vrasje në Prishtinë

 

Në fshatin Koliq, në lagjen Peraj të Prishtinës dje rreth orës 14:30 në një veturë, është gjetur i vdekur një person.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “vrasje e dyshimtë”.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Nuk raportohet për të arrestuar./21Media

Back to top button