Vrasje në Shqipëri
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes
Një person i moshës 39-vjeçare ka mbetur i vdekur dje në Elbasan pasi është qëlluar me thikë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, E. Gj. ka plagosur me thikë, R.P, 39 vjeç banues në Elbasan.
Edhe pse ai është dërguar me urgjencë spital, mësohet se ai ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Polica ka arrestuar autorin e vrasjes, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.