Vrasje në tentativë në Ferizaj

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person tjetër si dhe ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti nën hetime./21Media

Back to top button