Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, policia konfiskon armë e fishekë nga i dyshuari

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të enjten pasdite në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.

Kurse në vendin e ngjarjes thuhet se janë konfiskuar pistoleta me gaz, karikator, fishekë me gaz dhe gëzhoja me gaz.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjeksorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga canta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dergohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Back to top button