Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasje në tentativë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Graçanicë, të enjten rreth orës 17:00.
Viktima deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button