Vrasje në tentativë në Kllokot

Një person është arrestuar në Kllokot për vrasje në tentativë dhe dhunë në familje.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari pas një marrëveshjeje verbale ka goditur viktimën, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të shtunën.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte goditë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Back to top button