Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Të dielën rreth orës 02:45, është raportuar se një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa.
Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47, si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button