Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshjeje është goditur me mjet të mprehtë nga një i dyshuar.
Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Rasti është duke u hetuar.