Vrasjet që po e cenojnë sigurinë publike

Numri i vrasjeve në Kosovë në vitin 2023 shënoi një rritje prej mbi 38 për qind në krahasim me një vit më parë, thonë raportet e Policisë së Kosovës. Viti 2024 ndërkohë ka shënuar një numër vrasjesh për motive të ndryshme dhe një numër ekspertësh të sigurisë thonë se siguria publike po kërcënohet. Megjithëkëtë, një numër syresh kanë thënë se Policia e Kosovës është më e aftë dhe e gatshme që të përballet me kërcënimet e sigurisë publike.
Të paktën 7 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm, dhe një sasi e konsiderueshmee municionit është kapur nga policia e Kosovës vetëm në rajonin e Prishtinës, në një hark kohor prej 24 orësh, ndërkohë që raportet e Policisë së Kosovës flasin edhe për raste të tjera të vrasjeve në rajonbe të tjera të Kosovës. Një i ri 26 vjeçar vdiq nga plagët e mara nga armë të ftofta dhe i dyshuari për vrasjen një shtetas turk u arrestua. Rastet e dhunës dhe të vrasjeve në Kosovës kanë shënuar rritje në vitin 2023 në krahasim me një vit paraprak tha në raportin e saj Policia e Kosovës. Të paktën 29 persona u vranë gjatë vitit 2023 nga 21 sa ishin një vit më parë. Raportet e policisë flasin për shtimin e numrit të vjedhjeve dhe për një numër të grabitjeve.
Profesori i lëndës së sigurisë Fatmir Qollakaj thotë se duke u bazuar në statistika shkalla e kriminalitetit në Kosovë është më e vogël se sa në vendet e rajonit.
Siguria publike u kërcënua thonë një pjesë e ekspertëve të sigurisë dhe këtë e kanë mbështetur mbi njoftimet e përditshme për rastet e ndryshme të veprave penale. Vetëm në fundjavë një i burgosur ka ikur nga burgu në Smrekonicë të Vushtrrisë dhe kjo është hera e nëntë që ai arratiset nga burgjet e Kosovës. Pak orë më vonë i ikuri Faton Hajrizi përmes rrjetit social Tiktok foli për keqtrajtime në burg, Por, Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se ka pezulluar nga detyra zyrtarët përgjegjës..
“Rasti ka ndodhur më 06.07.2024, ora 01:06 pas mesnate. Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur në kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, thuhej në njoftimin e SHKK-së.
Rastet e dhunës në shoqëri thonë ekspertët e sigurisë duhet të jenë shqetësim për të gjithë dhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, Avni Islami thotë se shoqëria duhet të jap kontribut në parandalimin e kriminalitetit në vend.
“…krimet nuk ndalen vetëm nga Policia sepse ata e kryejn punën e vet por ne si shoqëri kemi nevojë të punojmë duke filluar nga familja, shkolla edukimi ka rol të veçant”, tha Islami për rtv21.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës si strategji për parandalimin e krimit dhe uljen e veprave penale me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike thotë se për çdo vjet konfiskon rreth 1500 armë ilegale dhe se sipas tyre në vitin 2024 gjenden 120 mijë armë më pak për dallim nga vitit paraprak. Rreth 230 mijë armë pa leje besohet se janë në duar të qytetarëve nga 360 mijë syresh./RTV21/21Media