Vrau dhe groposi shokun për “Rolex”

Gjykata e Lezhës ka kaluar me gjykim me themel të dosjes Penale ndaj 31-vjeçari K.C, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit M.Gj në Kurbin. Cenaj dyshohet se e vrau shokun e tij për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse floriri

31-vjeçari K.C, i arrestuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16 vjeçarit në maj 2015, do të përballet në Gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”.

Gjykata e Lezhës pas disa seancave paraprake ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj të riut nga Mamurrasi!

Krimi u ndriçua rreth 4 muaj më parë, pas gjetjes së eshtrave të 16-vjeçarit në zonën e Fushë Kuqes.
Ekspertiza mjeko ligjore tregoi se M.Gj kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë, dhe më pas u gropos në vendin ku u gjetën eshtrat!

Ora ROLEX dhe varësja e Floririt që ai mbante ditën kur u zhduk, nuk u gjetën!

Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës iu deshën 7 vjet hetime për provuar dyshimin e nënës së adoleshentit, pasi K. C , ishte personi i fundit me të cilin ishte takuar i biri.

Autori i dyshuar ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, dhe u arrestua pas dasmës së të vëllait!

Prokuroria e provoi praninë e tij në vendin e krimit me anë të qelizave telefonike! Vetë i akuzuari K.C në vazhdimësi ka mohuar të jetë ai vrasësi i M.Gj!/oranews

Back to top button