Vrau gruan më pas të fejuarën, burgim i përjetshëm për 61 vjeçarin
Ian Stewart nga Anglia, do ta kalojë gjithë jetën prapa grilave pasi është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij në vitin 2010, gjashtë vjet para se të vriste edhe të fejuarën e tij.
Stewart, u shpall fajtor për vrasjen e Diane Stewart në shtëpinë e tyre në Bassingbourn, Cambridgeshire.
Vdekja e saj ishte trajtuar kinse si pasojë e epilepsisë derisa ai vrau të fejuarën e tij Helen Bailey dhe e hodhi trupin e saj në një gropë në shtëpinë e tyre në Hertfordshire.
Bryan e dënoi Stewart me burgim të përjetshëm, që do të thotë se ai nuk do të lirohet kurrë nga burgu.
Në vitin 2017, Stewart u dënua për drogë dhe vrasjen e fshehtë të Bailey në Royston, në një komplot për të trashëguar pasurinë e saj prej rreth 4 milionë funte.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 34 vitesh dhe policia filloi të hetonte vdekjen e gruas së tij në kopshtin e shtëpisë së tyre më 25 qershor 2010./21Media