Vriten 11 persona

 

Njerëz të armatosur të paidentifikuar nga një kamion kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë të paktën 11 njerëz që ishin duke marrë pjesë në një aheng në shtetin perëndimor meksikan, Jalisco.

Prokurorët në Jalisco thanë në një deklaratë se policia gjeti trupat e vrarë të 10 burrave në trotuar para një shtëpie në Tonala, një komunë në zonën e Guadalajara. Trupi i një djali u gjet brenda rezidencës, ndërsa një grua dhe një djalë tjetër po trajtoheshin në një spital lokal, transmeton rtv21.tv.

Shteti i Jalisco është një nga epiqendrat e luftës lidhur me drogën në Meksikë./21Media

Back to top button