Sulmi kishte si objektiv një automjet në provincën Chabwa

Sulmi kishte si objektiv një automjet në provincën Chabwa

Tre anëtarë të dyshuar të Al-Kaedës janë vrarë në një sulm të kryer me dronë nga ushtria amerikanë në jug të Jemenit, njoftoi sot një zyrtar i shërbimeve të sigurisë së Jemenit.

Sulmi i shënuar mesditën e së premtes kishte si objektiv një automjet në provincën Chabwa, sipas së njëjtit burim.

Me ardhjen në pushtet të Donald Trump në SHBA, sulmet amerikane kundër xhihadistëve janë intensifikuar ndjeshëm në Jemen.

SHBA ka shfaqur shqetësimin e saj për rritje të influencës së Al-Kaedës në Gadishullin Arabik në mbështetje të kaosit të shkaktuar nga lufta civile që po përçan këtë shtet.