Kaloni te përmbajtja kryesore

Vriten tre persona në Fushë Krujë

Tre persona kanë mbetur të vdekur në një atentat të ndodhur rreth orës 14:30 minuta në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës në Shqipëri.
Mediat shqiptare raportojnë një person i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një veture sduke vrarë shoferin dhe 2 pasagjerët.
Në momentin e atentatit personi i cili ndodhej në sediljen e parë ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti por atentatoret kanë shkuar dhe e kanë vrarë.
Nuk dihet me saktësi se cilët janë personat e përfshirë në këtë atentat. Atentati është kryer me armë automatike.
Zjarrëfikësja dhe ambulanca për shkak të trafikur kanë shkuar me vonesë.
Mjeti i i autorëve është djegur në Arameras./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button