Vriten tre persona nga përplasjet me armë

Konflikt mes bandave kriminale  në Elbasan

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur, midis të cilëve një i huaj.

Një prej viktimave është shtetasi me iniciale E.K., me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimave të tjera.

Shtetasi E.K thyhet se është me origjinë nga Kolumbia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.

Paraprakisht thuhet se ka ndodhur një konflikt midis dy bandave kriminale në qytet.

Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Bradasheshit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Paraprakisht thuhet se tre personat janë qëlluar me breshëri automatiku brenda makinës së tyre.
Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat.
Informacionet janë ende paraprake./oranews

Back to top button