Vritet në Gjermani boksieri shqiptar Besar Nimani

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar vëllai i tij Berat Nimani përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta”., ka shkruar ai.

Sipas “Bild” 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it.

Back to top button