Vritet nga predha gazetari francez, reagon Macron
Më herët u raportua se një gazetar francez u vra në Luhansk, në Ukrainën lindore, pasi automjeti i blinduar i evakuimit me të cilin po udhëtonte u godit nga një predhë ruse.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur gazetarin Frédéric Leclerc-Imhoff.
32-vjeçari ishte në Ukrainë “për të treguar realitetin e luftës”, tha Macron, duke shtuar se Leclerc-Imhoff u “qëllua për vdekje” ndërsa ishte në bordin e një autobusi humanitar, “krahas civilëve të detyruar të iknin për t’i shpëtuar bombave ruse”, transmeton rtv21.tv.
Duke i bërë jehonë ndjenjave të Macron, ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se vendi dënoi vdekjen “thellësisht tronditëse” të gazetarit.
“Franca kërkon që të ndërmerret një hetim transparent sa më shpejt të jetë e mundur për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e kësaj tragjedie”, tha ajo./21Media