
Vritet një grua në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë
(Lajm i përditësuar-Video) Policia e konfirmon, një grua rreth 35 vjeç dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e Klinikës së Gjinekologji
(Lajm i përditësuar-Video)
Policia e konfirmon, një grua rreth 35 vjeç dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në konfirmimin për RTV21 ka njoftuar se viktima është rreth moshës 35 vjeçare.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka njoftuar Ahmeti.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






