Vritet një person në Pejë

 

Një burrë sot është vrarë në fshatin Vitomericë të Pejës pas një përleshjeje me thikë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 Policia është njoftuar për një përleshje ndërmjet disa pesronave, në rrugën “Hysen Hykaj” të fshatit Vitomericë, ku një person ka marrë lëndime me armë të ftohtë (thikë), i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal për tretman, ku pas disa orësh mjeku ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se lidhur me rastin janë arrestuar dy personan në cilësinë e të dyshuarve. Ndërsa, Policia dhe Prokuroria po merren me rastin./21Media

Back to top button