Vritet një person në Skenderaj

(Lajm i përditësuar)
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i tha portalit rtv21.tv se sot rreth orës 14:00 nga të shtënat me armë zjarri në Skënderaj ka humbur jetën një 42 vjeçar.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.”.tha Zaiti.
Dyshohet se një person është vrarë në Skënderaj
Një person dyshohet se është vrarë sot në Skenderaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë, Abdylaziz Hoxhaj.
Ai tha se dyshohet se është vrarë një person derisa shtoi se ende nuk ka detaje tjera lidhur me rastin.
/21Media