Vritet një person në Zllakuqan të Klinës

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Zllakuqan të Klinës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
Ai ka treguar se për rastin që ka ndodhur rreth orës 18:20 janë arrestuar 3 persona.
“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. I dyshuari është në kërkim. Policia menjëherë ka arritur që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar në rastin”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button