Vritet një polic në Kaçanik, Policia jep detaje
Një polic është vrarë sonte në Kaçanik.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cila tha se rast ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, e cila është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha ai.
Më tej, Veseli u shpreh se hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjet për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kje ngjarje. Per informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për portalin rtv21.tv. /21Media