Vuçiq: 99.99 për qind e shqiptarëve janë për një Kosovë të pavarur dhe kjo s’do të ndryshojë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli pwr planin evropian, tha se nuk do ta nëshkruajë.
I pyetur se cilat janë shanset që propozimi europian të ndryshojë, ai u përgjigj: “Asnjë”.
Ai tha se udhërrëfyesi ka të bëjë me marrëveshjen për atë që do të zbatohet, por se ai “nuk do të zbatojë pranimin në OKB”.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë planin e zbatimit, por unë nuk do ta nënshkruaj këtë”, tha Vuçiq për televizionin serb.
Ndërkohë Vuçiq po ashtu tha se se 99.99 për qind e shqiptarëve janë për një Kosovë të pavarur dhe ka theksuar
se kjo nuk do të ndryshojë.
“Le të bëjmë kompromise racionale që kanë të bëjnë me jetën reale,” deklaroi ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?