
Vuçiq: Bashkësia Ndërkombëtare na gënjeu për anëtarësimin e Kosovës në KE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në ditët në vijim do të shpjegojë se në çfarë mënyre siç pretendon ai i “ka gënjyer bashkësia ndërkombëtare” lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Kës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në ditët në vijim do të shpjegojë se në çfarë mënyre siç pretendon ai i “ka gënjyer bashkësia ndërkombëtare” lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndonjë reagim të ri nga bashkësia ndërkombëtare, tha se pret vetëm lajme të këqija, para së gjithash siç tha “në fushën e çështjeve që janë thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.
Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, gjatë javës së shkuar, Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, e që zbatimi i këtij vendimi lidhet me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në KE./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






