Vuçiq: Dialog me Kosovën nuk ka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktualisht, nuk ka.
Ai i bëri komentet pas takimit në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog”, tha ai.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi edhe udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, të lëshuara nga autoritetet serbe.
Sipas udhëzimit, të gjithë personat që kanë dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të marrin një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.
Përndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.
Vuçiq tha se përgjigja e Serbisë ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës do të jetë e matur.
“Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por kërkojmë që të mos ua marrin pronat njerëzve dhe të mos i dëbojnë”, tha ai.
Megjithkëtë, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme për dialog, por, sipas tij pala kosovare nuk është./21Media 

Back to top button