Vuçiq: Jam i brengosur dhe i frikësuar…

“Jemi përmbajtur nga provokime te ndryshme të Prishtinës”

Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se ai është i brengosur dhe i frikësuar për të ardhmen jo vetëm të popullit të tij por edhe të rajonit.

“Se pari dua të ju them se Serbia ka bërë përpjekje të mëdha për të ruajtur paqen qetësinë dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimor. Jemi përmbajtur nga provokime te ndryshme të Prishtinës dhe nuk pranojmë ketë frazë të zakonshme ku dikush thërret te dyja palët te veprojnë pasi Serbia ka bërë gati çdo gjë për të kthyer në vepra çdo gjë që është dakorduar.”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu përmendi edhe krijimin e asociacionit të komunave serbe brenda Kosovës, duke thënë se është pika e vetme e detyruar e Kosovës, por që nuk është përmbushur tash e 2070 ditë, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket ushtrisë Vuçiq deklaroi se deputetët kosovarë kanë shkelur kushtetutën pasi brenda saj shkruhet se çdo vendim duhet marrë me 2/3 e deputetëve, si dhe 2/3 e atyre që kanë ulëset e siguruara, e pasi nuk kanë gjetur 7 deputetë serbë për të votuar pro, sipas Vuçiqit kanë thënë “kujt i plasi për ligjin”.

Edhe rreth INTERPOLIT presidenti serb ka deklaruar se kanë lutur Prishtinën që mos të shkojnë në votim, e kur nuk kanë marrë votat e mjaftueshme, faji i ka mbetur Serbisë./21Media

Back to top button