Vuçiq jep detaje nga biseda me Escobar
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga biseda me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Bruksel.
“Në një bisedë jashtëzakonisht të hapur, theksova se Serbia, si palë serioze, e besueshme dhe e përgjegjshme në dialog, do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e rajonit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Vuçiq tha se Serbia po punon për të qetësuar tensionet dhe kërkon zgjidhje kompromisi ekskluzivisht përmes dialogut./21Media