Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

 
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thirrur për sot në ora 12:00 senacën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në këtë seancë ndër të tjerash do të diskutohet edhe për mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve të 3 prillit edhe në territorin e Kosovës.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albi Kurti ka thënë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë./21Media

Back to top button