Vuçiq në Tiranë më 20 dhjetor, Berisha paralajmëron protestë kombëtare

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së parë të lëvizjes së tij. Berisha tha se më 20 dhjetor do të zhvillohet protesta kombëtare e shqiptarëve.
Berisha shtoi se protesta e parë e “revolucionit”, do të ketë 2 qëllime kryesore, kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vjedhjes së hapur.
20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. Protesta ka 2 qëllime kryesore. Së pari, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti kundër vjedhjes së hapur. Në datën 20 kombi ëhstë në protestë. Merr fundi skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Kisha paralajmëruar se do ketë protesta Kombëtare”, ka thënë Berisha.
Lëvizja e Berishës, vjen pikërisht në ditën kur u bë i ditur lajmi që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të vijë në Tiranë, ku dhe do të mbahet takimi i radhës për “Open Balkan”.
Sali Berisha premtoi në Kuvendin Kombëtar se nëse Vuçiç vjen në vendin tonë për nismën që ka ndërmarrë së bashku me Edi Ramën dhe Zoran Zaev do të ballafaqohet me protesta mbarë-popullore./oranews

Back to top button