Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës së Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.
Para mbërritjes në Beograd, tre diplomatët kanë qëndruar në Prishtinë, ku janë takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti./21Media

Back to top button