Vuçiq: Po bëhet terror ndaj serbëve, sido që të jetë s’do të ketë kolona refugjatësh

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar se mesazhi kryesor për serbët në Kosovë është se, sido që të jetë, nuk do të ketë kolona refugjatësh.
“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO-ja nuk e dëshiron këtë. Tani ata janë veçanërisht të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka shpjeguar se synimi i tij është që të gjithë qytetarët t’i paraqesin një raport për atë që ndodhi në Bruksel, jo vetëm për detajet teknike, por edhe për politikën dhe “atë që na pret dhe çfarë mundemi, çfarë nuk mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë, dhe përkujtoi. marrëveshjet e mëparshme”.
Vuçiq shtoi se pajtohet me lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje të Kosovës, por që sipas tij, kjo nuk duhet të vlejë për banorët që jetojnë në veri.
“Shqiptarët thonë se duam t’ju japim një dokument si ky i yni, të lëshuar nga Serbia. Ne themi pa problem. Kur të hyjë Aleksandar Vuçiq në Kosovë, jepini ato letra, por nuk mund t’i lëshoni letra të tilla njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës. Ata nuk u interesuan që ta zbatojnë atë. U interesuan vetëm për të shkatërruar jetën e qytetarëve që jetojnë në veri”, tha Vuçiq.
Vuçiq deklaroi se kishte propozuar që serbët e veriut t’i përdornin targat “KS”, por sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kishte pranuar, duke thënë se të gjitha targat duhet të jenë me “RKS”.
“Kuptimi i kësaj është se pavarësisht se çfarë pranojmë apo nuk pranojmë ne, ata i refuzojnë të gjitha”, ka thënë ai.
Presidenti serb shtoi se Kosova i ka dy qëllime: heqjen e shtetit të Serbisë dhe dëbimin e serbëve.

Në takimin me Vuçiqin ishte i pranishëm edhe Milan Radoiçiq, i futur në listën e zezë të SHBA-së – i cili në fillim të qershorit u shfaq në veri të Kosovës, ndërkaq për të, në Kosovë është ende në fuqi një urdhërarrest.
Ndërkaq, nga takimi Kurti – Vuçiq nuk u arrit asnjë marrëveshje./21Media
Back to top button