Vuçiq publikon foto nga Pekini, e shfaq edhe Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi të përbashkët të pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik dhe Politik Ndërkombëtar Brez dhe Rrugë, në të cilin ndër të tjera janë ai dhe presidenti rus Vladimir Putin.
Foto e publikuar në grup nga Pekini, ku shfaqen Vuçiq dhe Putin.
Fotot tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin qëndron në rreshtin e parë pranë mikpritësit të liderit kinez Xi Jinping, ndërsa Aleksandar Vuçiq është në rresht direkt pas tyre.
“Foto veçanërisht e dashur me Presidentin e Republikës së Kinës Xi Jinping dhe personalitete të tjera. Mikpritja kineze është e njohur gjerësisht dhe miqësitë personale janë një privilegj i veçantë. Prandaj shpresoj se së shpejti do të kemi sërish nderin ta presim mikun tonë të dashur Presidentin Xi në Serbi”, thuhet në postimin e Vuçiqit në Instagram.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.