Vuçiq takohet me Hillin, flasin për serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.
“E ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare. Gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë reciproke për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Sipas tij biseda me ambasadoren Hill ishte kuptimplotë dhe e hapur.
“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, tha Vuçiq.