Vuçiq takohet me Lajçakun në Pragë, i ankohet për aksionin e fundit në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajçak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec.

Sipas raportimeve të mediave, Vuçiq ka diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”.

Vuçiq aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.

“Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun, të cilit i përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, ka deklaruar Vuçiq.

Back to top button