Vuçiq takohet me Macron në Paris: Takime dhe bisedime të mira në forumin e paqes

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takua sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, ku po merr pjesë në forumine paqes.

“Takime dhe bisedime të mira në forumin e paqes”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq tha në njoftimin se në forumin e paqes në Paris është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitri Kovaçevski, me anëtarin serb të Presidencës së BeH, Zheljko Cvijanoviq dhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris, ku sot po fillon Forumi i Paqes në Paris me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore./21Media

Back to top button