Vuçiq tha se vetëm pak serbë morën pjesë në zgjedhjet në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri më tani në katër komuna në veri të Kosovës në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm pak serbë.

“Serbët duan paqe me të gjithë, por mbi të gjitha duan të luftojnë për interesat e popullit të tyre”, tha Vuçiq.

Bërnabiq: Zgjedhje “të lira” me “forca të armatosura”

Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Bërnabiq në “Twitter”.

“Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Back to top button