Vuçiqeviq: Serbët të shqetësuar, nuk i dijnë hapat e ardhshëm të Kurtit

Ministri serb i mbrojtjes, Milosh Vuçiqeviq, ka thënë se gjendja në Kosovë “edhe më tutje është e tensionuar për shkak të shumë çështjeve të hapura” dhe shpreson se “përgjigjet do të jepen përmes dialogut”.
Vuçiqeviq tha se serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë “hapi i ardhshëm i Kurtit, njeriut që ka dëshmuar se nuk ndërmerr hapa racional dhe nuk është njeri i marrëveshjeve”. Ministri serb i mbrojtjes e lavdëroi shefin e tij, presidentin Vuçiq, për mbajtjen e “targave me KM”.
Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiqeviq ka thënë se ushtria serbe është e guximshme dhe e vendosur që të përmbushë detyrat e saj që i merr nga kreu shtetëror, por ka nënvizuar se “Serbia gjithnjë mundohet që të gjejë zgjidhje përmes marrëveshjeve dhe kompromisit”./21Media

Back to top button