Vuçiqi do të takohet me Macronin, temë edhe Kosova

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Paris, ku pritet të takohet me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Vuçiq ka postuar një foto nga aeroplani në llogarinë e tij “Instagram”, ndërsa ka shkruar se në Paris do të diskutojë edhe për çështjen e Kosovës.

“Rrugës për në Paris. Na presin bisedime të rëndësishme për Serbinë, tema, nga Kosova e Metohija, rruga evropiane e Serbisë deri te ndërtimi i metrosë në Beograd. Rrnoftë miqësia serbo-franceze!”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button