Vuçiqi e Putini flasin për Kosovën

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në një bisedë telefonike me presidenti rus, Vladimir Putinin u përqëndruan në luftimin e pandemisë, por temë diskutimi ishte edhe Kosova.

Siç raporton “tanjug” Putin i tha presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhjeje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB”, tha Kremlini në një deklaratë të lëshuar pas një bisede telefonike midis dy udhëheqësve./21Media

Back to top button