Kaloni te përmbajtja kryesore

Vullkani Etna shpërtheu në mënyrë spektakolare duke ndriçuar qiellin mbrëmjen e së dielës

Vullkani Etna i Italisë, më aktivi në Evropë, shpërtheu në mënyrë spektakolare duke ndriçuar qiellin mbrëmjen e së dielës.

Shpërthimi i përqendruar në kraterin juglindor të vullkanit dërgoi në qiell shtëllunga të mëdha tymi dhe hiri, ndërsa lartësia e tyre sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, arriti në 4.5 kilomtera (4500 metra).

Hiri i llavës ra në disa fshatra të zonës, si Milo dhe Zafferana Etna dhe pavarësisht aktivitetit të vullkanit, aeroporti i Katanias qëndroi i hapur.

Sipas autoriteteve italiane, nuk ka pasur pasur të lënduar dhe as dëme.

Vullkani 3.200 metra i lartë shpërthen disa herë në vit, duke nxjerrë llavë e duke hedhur hi mbi ishullin mesdhetar të Siçilisë.

Etna mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button