Vushtrria pa telashe në përballjen lokale

Vushtrria nuk ka pasur telashe për ta fituar përballjen lokale me Samadrexhën. Kampionia në fuqi (femrat), fitoi të dielën në Samadrexhë me rezultat 44:23.
Ndeshja i takoi javës së 13-të të Superligës së hendbollisteve.
Gentiana Basholli ka shënuar 10 gola për Vushtrrinë. Nga 8 i kishin Luljeta Sopjani e Lorena Matarova. 12 gola për Samadrexhën i shënoi Donjeta Mehmeti.
Vushtrria tani i ka 22 pikë, katër më pak se lideri, Istogu.
Samadrexha mbetet me 7 pikë.
Fitore bindëse ka shënuar edhe Vëllaznimi që e mposhti Dritën me rezultat 40:21. Skuadra tjetër gjakovare, Shqiponja, fitoi ndaj Ulpianës me 32:26.
Ferizaj e mposhti Jusuf Gërvallën me 40:32./21Media

Back to top button