VV akuzon Thaçin për rrënim të KQZ-së

Vetëvedosje kërkon dy anëtarë në KQZ

Mos emërimi i anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit Thaçi, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të kërkojë nga ai respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe sipas tyre mos rrënimin e KQZ-së duke emëruar në mënyrë të paligjshme anëtarë të partive tjera.

Në një konferencë për media, deputeti Xhelal Sveçla u shpreh mjaft kritik ndaj presidentit, duke thënë se ka më shumë se një vit e gjysmë që KQZ është mbajt peng nga Hashim Thaçi në mënyra të ndryshme.

“Kur përfunduan gjitha skenarët, po planifikon me rrënuara KQZ-në, duke shkelur Kushtetutën dhe emëruar në mënyrë të paligjshme anëtar të partive të tjerave”, tha ai.

Ndërsa, deputetja tjetër nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se përbërja e KQZ-së duhet të shihet nga integriteti i zgjedhjeve përmes garës elektorale.

Ajo njoftoi se VV sot ka dërguar kërkesë për emërim të dy anëtarëve nga kjo parti për KQZ-së.

Sipas saj, Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala dy të propozuarit e VV-së duhet të aprovohen sa më shpejtë nga presidenti, Hashim Thaçi.

Edhe LDK është shprehur e pakënaqur, duke thënë se Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë të KQZ-së.

Back to top button